Aktualitet dhe Lajme

Produksioni konfirmon zyrtarisht emrin e banorit të parë të Big Brother Vip3

Share

Produksioni i Big Brother Vip Albania 3 ka konfirmuar zyrtarisht banorin e parë të shtëpisë së “BBV3” një ditë para nisjes së reality show-t më të dashur për shqiptarët.

Sipas produksionit banori i parë që do të hyjë në shtëpinë e Big Brother Vip do të jetë gazetari dhe moderatori i njohur nga Kosova, Meriton Mjekiqi.Me 12 vite karrierë ka eksperimentuar shumë në fushën e medias, ka punuar në shumë televizione të Kosovës, si gazetar, kryeredaktor dhe moderator.

Ndërkohë ditën e djeshme, aktori i humorit Julian Deda konfirmoi pjesëmarrjen e tij në BBV3. Julian Deda konfirmoi pjesëmarrjen pas një “provokimi publik” të bërë nga ish–ministri Ylli Manjani.

“Sapo mësova që nesër arrestohet Julian Deda. Shërbimet e policisë Gjyqsore të Big Brother pritet ta ekzekutojnë vendimin menjëherë nesër ose maksimumi pasnesër,” shkuan Manjani.

Nuk ka munguar as përgjigjja e menjëhershme e Julit, i cili me shaka i kërkoi që t’i çonte cigaret.




Huazuar nga Albeu.com

Një kafe nga ju!

Back to top button