Presidenti Begaj uron besimtarët për Pashkë: “Drita dhe mirësia triumfojnë mbi errësirën”

Share

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka uruar besimtarët e krishterë shqiptarë me rastin e festës së Pashkës, duke përcjellë një mesazh të mbushur me shpresë, paqe dhe solidaritet.

“Gëzuar Pashkën të gjithë besimtarëve të krishterë shqiptarë! Ky kremtim i shpresës dhe i ringjalljes është dëshmia se jeta dhe mirësia triumfojnë mbi vdekjen dhe të keqen, se drita e mund errësirën, se virtytet dhe vlerat mposhtin ligësinë dhe antivlerat,” shkruan Presidenti në urimin e publikuar në rrjetet sociale.

Kreu i shtetit ka përfshirë në urimin e tij të gjithë besimtarët ortodoksë, katolikë dhe ungjillorë, duke u dëshiruar atyre një festë të ndriçuar nga drita dhe e mbushur me bekime familjare.

“Festojeni këtë Pashkë plot dashuri, kujdes e vëmendje ndaj atyre që keni përzemër dhe që kanë nevojë!”, përfundon Presidenti Begaj, i cili ka ndarë gjithashtu edhe një fotografi të një shporte festive të përgatitur nga disa zonja të besimit ortodoks, në respekt të traditës.




Huazuar nga albeu.com

Reklama
Back to top button