
Ditën e sotme, presidenti i vendit Bajram Begaj, ka dekretuar sot projektligjin për amnistinë penale. Begaj firmosi dekretin “Për dhënie amnistie”.
Projektiligji u miratua me 110 vota në parlament të enjten e shkuar, kur në seancë pati edhe debate mes deputetëve.
Nga ky projektligj, pritet të përfitojnë rreth 700 të dënuar.
Tiranë, më 09.04.2024
Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, firmosi sot dekretin nr. 139, datë 09.04.2024, “për shpalljen e ligjit nr. 33/2024 “Për dhënie amnistie”.
Reklama