Aktualitet dhe Lajme

“Prek drejtësinë”- Manjani: Komisioni është pazar Rilindje-Rithemelim, Bardhi në dijeni të sekreteve

Share

Juristi Ylli Manjani është shprehur kategorikisht kundër ngritjes së komisionit të posaçëm anti-korrupsion në Parlament, pasi sipas tij, është kapje e drejtësisë nga qeveria dhe ndërhyrje në ligjet me 3/5.

Komentet Manjani i bëri në emisionin “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania, ku tha se gjysma e deputetëve të PD-së nuk kanë asnjë dijeni për këtë komision.

Ai tha se për këtë komision kanë dijeni vetëm një grup deputetësh i përfaqësuar nga Gazment Bardhi.

“Kanë ndërhyrë mbi 4 ligje të drejtësisë. Edhe mbi ligjin për SPAK. Gjoja nuk e preknin këta ligjin për SPAK. Meqë më pyete se çfarë është komisioni, është ligji i legalizimit, aluizni i pisllëqeve të bodrumeve të Parlamentit komunist të Shqipërisë. A ka nevojë të preket sistemi i drejtësisë? Po, por të përmirësohet.

Ka nevojë për një gjykatë mbi palët, për një gjykatës të përjetshëm në detyrë. Ka shumë vend për ndërhyrje dhe këto duhen bërë në transparencë, në konsultime politike. Këtu gjysma e deputetëve të PD nuk dinë gjë fare çfarë bëhet. Ka një grup që përfaqësohet nga Gazment Bardhi që është në dijeni të këtyre sekretllëqeve dhe Bardhi ka barrën të thotë di apo nuk di gjë.

Nuk është e rastësishme që në të gjitha këto komisionet që ngre Rama është Bardhi anëtar. Ajo është vendosur në bodrum për ta bërë fakt të kryer, siç u bë edhe Reforma në Drejtësi”, tha Manjani.


Huazuar nga StartNews.

Back to top button