Prej dy ditësh i zhdukur, gjendet i pajetë i riu në Kukës! I ati që po e kërkonte në gjendje të rënduar

27-vjeçari Ajet Lleshi, i cili u shpall i humbur që prej mbrëmjes së djeshme nga familjarët e tij teksa ishte nisur për të prerë dru në malin e Pashtrikut, është gjetur ditën e sotme pa shenja jete.
Ajet Lleshi u nis mëngjesin e ditës së djeshme drejt malit të Pashtrikut ndërsa në mbrëmje telefonoi familjarët e e tij për t’i kërkuar ndihmë. Në kërkim të tij u vendosën babai, Rizai së bashku me 3 xhaxhallarët e Ajetit, të cilët u ndanë në drejtime të ndryshme.
Por që prej orës 2 të mëngjesit të ditës së sotme, familjarët humbën kontaktet dhe me babain e Ajetit. Ekipi i Emergjencave Civile së bashku me banorët e fshatit pas disa orësh kërkime, kanë arritur të gjejnë Riza Lleshin në malin e Pashtrikut në gjendje të rënduar fizike dhe psikologjike.