Politologu Ardit Gjinali: Takimi Trump-Rutte ishte një takim bashkues

Share

Politologu Ardit Gjinali, i ftuar në Scan TV, në emisionin “Box to Box” përcolli një koment të shkurtër mbi takimin e mbajtur në Shtëpinë e Bardhë mes Presidentit të SHBA, Donald TRUMP dhe Sekretarit të Përgjithshëm të NATO, Mark RUTTE. Përkundër aludimeve mbi ndasitë SHBA-NATO, Gjinali nënvizoi dimensionin bashkues të takimit dypalësh duke theksuar që ndasitë e deklaruara dhe trajtura përkatësisht hapur dhe sinqerisht përbëjnë themelin e dimensionit përbashkues në një aleancë të gjatë në kohë dhe të konsoliduara në vlerat euro-atlantike, përkatësisht si e njëjta SHBA-NATO. Gjinali veçoi pozitivisht lidershipin politik dhe institucional të Sekretarit të Përgjithshëm të NATO, RUTTE, një faktor thelbësor balancues dhe stabilizues në trajtimin dhe përcjelljen balancuese të vizioneve të ndryshme të shteteve anëtare të NATO; përafrimi i vizioneve përkatëse jetësohet përmes kultivimit të negociatës dhe trajtimit me një qasje të re për sfidat aktuale dhe perspektivën finalizuese të proçesit të ridimensionimit të rendit botëror në tërësi. Në fund, Gjinali afirmoi interpretimin mbi qasjen bashkuese të takimit Trump-Rutte ku NATO është jo vetëm arena institicionale politike dhe e sigurisë trans-atlantike , por gjithashtu dhe çadra gjeopolitike që kultivon ridimensionimin e shëndetshëm të rendit botëror.


starnews.al

Reklama
Back to top button