
Politologu Ardit Gjinali, i ftuar në emisionin “Mesditë” në TëVë1 komentoi deklaratën e fundit të përfaqësisë diplomatike të Ukrainës të akredituar në Tiranë përkatësisht mbi perspektivën e njohjes së mundshme të Republikës së Kosovës nga Ukraina.
Gjinali nënvizoi që deklarata përkatëse përmban një ton të moderuar, të ndryshëm nga deklarata e Presidentit Zelensky gjatë vizitës zyrtare në Beograd, Serbi- deklaratë të cilën, Gjinali e konsideroi të karakterit segmentar në koherencë me zhvillimet dhe dinamikën përkatëse të konfliktit ku Ukraina po vuan pasojën e agresionit Rus- Gjinali solli në vëmendje marrëdhënien transaksionale mbi tregtinë e armëve nga Serbia drejtë Ukrainës dhe shtoi që deklarata përkatëse e Zelensky nuk duhet trajtuar me emocionalitet lëndues varësiaht thelbit të drejtë që bart si pasojë përkatësisht reagimin.
Duke patur parasysh deklaratën e Zelensky të cilën e konsideroi “shkundëse”, Gjinali theksoi që politika e jashtme dhe diplomacia kërkojnë seriozitet, racionalitet, ftohtësi në veprime, strategji afatgjatë dhe koherencë-më tej, Gjinali shtoi që rreshtimi i paekuivok krah Ukrainës është në koherencë me frymën euro-atlantike dhe përbën një vlerë të shtuar politike në secilin shqyrtim të së nesërmes politike përkatësisht në mundësinë e njohjes së nesërme të Republikës së Kosovës.
Gjinali përfundoi duke apeluar rivendosjen e banderolës mbështetëse ndaj Ukrainës në Kryeqytetin Prishtinë, duke e cilësuar reagimin e Komunës si simbolikisht të drejtë në koherencë me momentin përkatës , por të tejkaluar në kohë dhe ndryshimi i vendimit nuk përcjell jo-seriozitet, por mbetet në funksion të një perspektive ndryshe. Në fund, Gjinali përshëndeti vijimin dhe konsolidimin e qëndrimit politik të Republikës së Kosovës në koherencë me qëllimet dhe angazhimet e koalicionit vullnetmirë në mbështetje të Ukrainës.
starnews.al