Aktualitet dhe Lajme

“Policia mbron lesbiket”, sërish molotovë ndaj Bashkisë Tiranë, opozita: Shqiptarët s’janë trima, se nuk na bashkohen neve!

Share

Një grusht militantësh të Rithemelimit dhe PL kanë nisur sot protestën e tetë para Bashkisë Tiranë duke hedhur molotovë dhe shashka.

Ka qenë ndërhyrja e Policisë që ka arritur të shuajë zjarrin tek hyrja kryesore e godinës.

Ndërkohë i pari që foli ishte Mehdi Malkaj. Ai tha se të gjithë policët që mbrojnë bashkinë në fakt mbrojnë çiftin e lesbikeve që u martuan.

Malkaj shtoi se shqiptarët nuk janë trima, sepse nuk i bashkohen Berishës dhe Metës në protestat e tyre.

Ndërkohë edhe Besart Xhaferri i FRPD u ankua publikisht duke u shprehur: Ka dy palë shqiptarë, ju dhe ata që flejnë gjumë dhe nuk na bashkohen.

/a.r

FOTOLAJM: PJESËMARRJA SOT NË PROTESTË


Huazuar nga Javanews.al

Back to top button