Aktualitet dhe Lajme
Policia kthen 19-vjeçaren në vendngjarje, tregon dinamikën e vrasjes së babait
Vajza që shihni në foto, është 19-vjeçarja Hygerta Meta, e cila kreu krimin e rëndë në Shënavlash të Durrësit, ku vrau babanë e saj dhe e groposi në kasollen e shtëpisë.
Në pamjet e siguruara, duket 19-vjeçarja në momentin që po rrëfen krimin para hetuesve, duke dhënë detaje në lidhje me dinamikën e ngjarjes.
19-vjeçarja Hygerta Meta, e cila ka pranuar se ka vrarë të atin Pëllumb Meta, është dërguar pranë banesës së saj me policë.
Ajo ka thënë se e ka vrarë të atin me armën pistoletë që e kishte pa leje, por ende arma nuk është gjetur, ndërsa policia vijon kërkimet.