Aktualitet dhe Lajme

Polemika/ A duhet të vazhdojë Silvinjo? Dilema para kontratës së re

Share

Deklarata e yllit të sulmit shqiptar, Armando Broja, pas ndeshjes me Spanjën, se do të kishte dashur të luante më shumë në këtë europian, u raportua pothuajste nga të gjitha mediat shqiptare. Fakti se ish sulmuesi i Çelsit nuk u akativizua me kohë të plotë, në asnjë nga ndeshjet e Gjermania 2024 (kundër Kroacisë nuk u fut fare dhe ndaj Spanjës vetëm në fund, pasi stadiumi thirri në kor emrin e tij) ka vënë një pikpyetje mbi trajnerin Sylvinho.

Pasi e mbylli garën në vendin e fundit dhe vetëm me një pikë, për disa, ai nuk është më heroi që e kualifikoi Shqipërinë për herë të dytë në një kampionat të rëndësishëm. Ata e kritikojnë se nuk diti ta përshtasë skuadrën me një yll si Broja. Të tjerë se nuk arriti të bëjë ndërimet e duhura dhe për më tepër në kohën e duhur. Disa tifozë optimistë nuk ia falin se e mbajti ekipin shumë mbrapa dhe luajti me ndjenjë inferioriteti duke refuzuar për ti dhënë më shumë minuta talentit të kampionatit kroat, Arbër Hoxha.

Lexo me tej:

Broja dhe Hoxha kthehen në çështje: Sylvinho nën akuzë për zgjedhjet

“Ai në gjithë karrieren e tij ka drejtuar vetëm 70 ndeshje, nuk ka pasur asnjë sukses me klube apo kombëtare, nuk ka eksperiencë ne drejtim skuadrash në kompeticione të mëdha” dëgjohet gjithnjë e më shpesh në studio televizive.

Këto kritika mbështeten edhe në komentet e mediave të huaja. Kështu TuttoMercatoëeb e vlerësoi me notën 5.5 (nga maksimumi 10) trajnerin duke e portretizuar kështu drejtimin e ekipit prej tij: “Krijoi një skuadër që është shumë disfatiste, duke e kufizuar veten të mbrohet për periudha të gjata pa u përpjekur pothuajse kurrë të luajë. Shqipëria e tij nuk arrin kurrë të shqetësojë seriozisht Spanjën, duke vuajtur dominimin territorial të kundërshtarëve të tyre. Ndryshimet u vonuan dhe nuk arritën të jepnin tronditjen e shpresuar. Ai largohet me keqardhje nga turneu, pasi nuk ka arritur të shfrytëzojë plotësisht potencialin e ekipit të tij”.

Kritikat nuk munguan që pas ndeshjes së parë me Italinë. Yje të kombëtares shqiptare e treguan me gisht trajnerin. Lorik Cana, që e ngriti në qiell ndeshjen me Kroacinë tha se, kundër Italisë ishte një dështim. Igli Tare po për ndeshjen e parë u shpreh i zhgënjyer dhe vuri re se trajneri duhet ti kish dhënë ekipit “më shumë personalitet”. “Ky trajner që arritë të në kuafifikojë me shumë sukses, nuk e kishte ekspertizën e duhur për të na drejtuar në europian. Kjo u pa me ndrimet e para në pjesën e dytë në ndeshjen me Kroacinë dhe pastaj me ndërrimet mbi ndërrimet që bëri duke hapur shumë polemika” thotë Redi Jupi

“Linçimi i Hysajt”/ Çfarë tregon për shoqërinë tonë dhe VIP-at e saj

Atëherë pyetja që shtrohet është: a ishte Sylvinho njeriu i duhur dhe a i nxori ai maksimumin lojtarëve të vet? Pikërisht për këtë Lapsi.al është munduar të vërë në balancë anën pozitive dhe negative.

Natyrisht që kush hedh dyshime nuk i mer për bazë të gjithë elementët. Ata që kërkojnë aktivizmimin e Brojës që nga minuata e parë, harrojnë se kur kjo ndodhi ndaj Italisë, sulmuesi nuk prodhoi ndonjë gjë të madhe. Ata që kërkojnë Qazim Laçin si titullar të padiskutueshëm, bëjnë sikur se shohin se me Spanjën ai qe një dështim. Ata që kërkojnë lojë më sulmuese e kanë harruar se ne u kuafifikuam duke u mbrojtur dhe kundërsulmuar, ndaj Polonisë dhe Çekisë. Po kur e ke zgjedhur me sukses këtë strategji në grupe, si mund të shpresosh të mposhtësh Spanjën e Italinë përmes sulmit frontal? Dhe të mos harrojmë: pavarësisht se me Kroacinë ia arritëm ndërsa kundër italianëve dhe spanjollëve jo, kjo është hera e parë që të kuqtë i mbyllin tre ndeshje radhas në fushën e kundërshtarit duke kërkuar golin. Kjo s’ka ndodhur kurrë më parë kundër ekipeve të këtij niveli.

Prandaj pyetjes së mësipërme i shtohet një tjetër: A duhet ta rinovojë FSHF kontratën me këtë trajner?

Para evropianit presidenti Armando Duka dha siguri se braziliani do të jetë në krye të kuqezinjve edhe pas finaleve të Evropianit dhe se nënshkrimi përfundimtar i kontratës është shtyrë thjesht për arsye objektive.

“Nuk kemi pasur kohën fizike për të zhvilluar një ceremoni apo për të bërë një marrëveshje zyrtare, por parimisht kemi rënë dakord për të vazhduar me të njëjtin staf” deklatoi ai në TCH. Edhe Sylvinho pas ndeshjes me Spanjën përmendi vijimin e rrugës fillimisht në Konference League (kundër Çekisë, Ukrainës dhe Gjeorgjisë) e më pas në eleminatoret e kampinatit botëror. Ai theksoi se fitorja më e madhe ishte fitimi i eksperiencës nga gjashtë shtatë lojtar të ri që premtojnë të jenë gjatë me të kuqtë.

Euro 2024, Sylvinho: Ishim në grupin e “vdekjes” por largohemi nga Europiani me kokën lart, të provojmë emocionet e Botërorit

Në fakt edhe ata që e kritikojnë trajnerin, nga tifozllëku, nga zhgënjimi prej pritshërive të larta që i kishin vënë vetes, apo nga marrëzia e madhështisë, se nuk mundi dot kampionët në fuqi të Evropës dhe të tretët e botës, nuk kërkojnë largimin e tij. Ndërsa ata që e mbështesin janë të bindur se ai duhet të nënshkruajë kontratën e re. 

“Sylvinho ka ndryshuar shumë gjëra. Ne nuk do duhej të kishim vënë në dyshim të ardhmen e tij, edhe nëse rezultati i 3 ndeshjeve do kishte qenë më i keq. Ai ka qenë kryesori i kësaj skuadre dhe ka krijuar  harmoni tek ajo” thotë Mirel Josa. Ndërsa Shpëtim Duro e mbështet: “Ne po mendojmë për lart, ai e mori skuadrën dhe ka futur shumë elementë. Unë them që ai duhet të vazhdojë këtë projekt”.

©Lapsi.al

 



Huazuar nga Lapsi.al

Back to top button