Po ndërtonin ilegalisht mol në plazhin e Golemit, në pranga tre persona
Tre persona janë arrestuar nga Policia e Kavajës pasi kanë kryer punime për ndërtimin e paligjshëm të një moli në plazhin e Golemit.
Policia e Kavajës ka bërë të mundur sekuestrimin e një kamioni dhe një eskavatori.
“Si rezultat i kontrolleve që po kryhen 24/7, me qëllim parandalimin dhe goditjen e rasteve të ndërtimeve pa leje, veçanërisht në zonat urbane dhe në ato bregdetare, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, të mbështetura nga informacionet e inteligjencës policore, evidentuan 1 rast të kësaj paligjshmërie, në Golem.
Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, u arrestuan shtetasit: F. A., 54 vjeç, banues në Shijak, i proceduar penalisht më parë për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”, G. L., 48 vjeç, banues në fshatin Rrashbull, Durrës, dhe A. Gj., 35 vjeç, banues në Golem”, thuhet në njoftim.
Blutë e Kavajës sqaruan se Flamur Avdyli, Genc Lala dhe Alban Gjura u kapën në flagrancë duke kryer punime, pa lejen e organeve kompetente, për ndërtimin e një moli afër stacionit të plazhit në pronësi të 54-vjeçarit.
/a.r
Huazuar nga Javanews.al