Aktualitet dhe Lajme

Po lahej në liqen dhe pësoi arrest kardiak, humb jetën 81-vjeçari në Kukës

Share

Një i moshuar në Kukës ka ndërruar jetë, duke u larë në liqen në vendin e quajtur “Gostili i vjetër”. 81-vjeçari dyshohet se ka pësuar arrest kardiak dhe si pasojë ka humbur jetën.

Policia ka nisur hetimet mbi ngjarjen.

Njoftimi i policisë:

Kukës/Informacion paraprak/ Në vendin e quajtur “Gostili i vjetër”, shtetasi H. C., rreth 81 vjeç, duke u larë në liqen, dyshohet se ka pësuar arrest kardiak dhe si pasojë ka humbur jetën.

Nga shërbimet e Policisë dhe familjarët është  bërë e mundur nxjerrja e trupit të pajetë të 81 vjeçarit.

Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.



Huazuar nga Lapsi.al

Back to top button