Aktualitet dhe Lajme

Plas sherri mes çiftit në Tiranë, vajza bën për spital ish-të dashurin

Share

Policia e Tiranës, ka vënë në pranga një 18-vjeçare,  pasi e reja ka plagosu me mjet prerës ish- të dashurin e saj.

Ngjarja ka ndodhur për shkak të një konflikti për motive të dobëta.

Njoftimi:

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit  Policisë Nr. 6 arrestuan shtetasen I. D., 18-vjeçe, banuese në Tiranë, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës ish-të dashurin e saj”, njoftoi policia.

I plagosuri është dërguar menjëherë në spital.

Fatmirësisht, ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.




Huazuar nga Albeu.com

Një kafe nga ju!

Back to top button