Aktualitet dhe Lajme

Plas debati në studio: E shëmtuar, videon e nxori Princi, ky është diskriminim i hapur…

Share

Një ngjarje jo e këndshme ka ndodhur mes Princ Lekës dhe familjes së ish-bashkëshortes së tij, Elia Zaharias. Pasditen e datës 5 Mars, ka pasur një konflikt fizik mes princit dhe babait të Elia, Gjergj Zaharisë.

Gjithçka raportohet se ka nisur kur Leka ka shkuar për të takuar vajzën, e cila jeton në oborrin Mbretëror me mamanë e saj dhe familjen e saj.

Sipas dëshmisë së princit, aty është përballur fillimisht me ofendimet e ish-vjehrrit dhe më pas me dhune fizike ndaj tij.

Pas konfliktit fizik mes tyre, Leka ka shkuar në komisariat ku ka bërë denoncimin dhe ka kërkuar urdhër mbrojtje.

Gjithashtu, raportohet se princi është paraqitur në QSUT për të marrë ndihmë mjekësore, pasi tha se e kanë goditur me sende të forta dhe shkelma.

Në rrjet është publikuar edhe videoja e momentit të konfliktit fizik mes Princ Lekës dhe Elia Zaharisë.

Në video shihet teksa Elia Zaharia, e ka akuzuar se i ka rrahur babanë. Ajo hedh një sërë akuzash, teksa Princ Leka filmon.

Ekrem Spahiu dhe gazetari Flavio Qarri, u përplasën në studion e “Shqipëria Live”, pasi gazetari u e quajti të shëmtuar xhirimin e videos nga ana e Princit, ndërsa Spahiu e cilësoi si diskriminim këtë deklaratë.

Spahiu:Më civil dhe më të arsimuar se Princi, në çdo drejtim, nuk ka. Është realitet dhe nuk mund ta mendoj që Princi mund të godasë njeriu, ai është i goditur”.

Qarri:Ne nuk prisnim të shihnim atë lloj video shqëtësuese. Në atë video ka dhunë nga të dyja palët. Jam kundër xhirimit të videos nga Princi, është e shëmtuar. E kuptoj që e ka bërë për të ruajtur veten, por sipas hetimeve ajo videoja ka dalë nga Princi”.

Spahiu:Ky është diskriminim i hapur”.

Qarri:Mos më ndërpre të lutem. Më lër të shpjegoj faktet e kronikës”.

Spahiu:Ti flet me pamjen e kronikës, unë po të them me realitetin”.

Qarri:Faktet e kronikës, më lër të rendim të mijat. Ajo video ka shkruar në polici dhe në media të tjera. Ka dalë nga dy burime, nga civilët ka dalë para policisë. Një grua që është në konflikt me të shoqin nuk mendoj se është e shqetësuar për popullin. Tre fjalitë e saj të fundit janë shumë të çuditshme”.




Huazuar nga Albeu.com

Një kafe nga ju!

Back to top button