Plagosja në Shkodër/ Policia identifikon autorin

Share

Ngjarja e rëndë e mëngjesit të sotëm në Shkodër, ku mbeti i plagosur 40-vjeçari Aleksandër Curri, pas kërkimeve të policisë, ka bërë që të identifikohet autori .

Autori është një 59-vjeçar, banues në Lezhë.

Nga veprimet e para hetimore, dyshohet se 59-vjeçari ka plagosur Currin, për shkak të një borxhi, që i kishte ky i fundit.

Shërbimet e Policisë po vijojnë kontrollin e zonës, me qëllim lokalizimin dhe kapjen e autorit.

The post Plagosja në Shkodër/ Policia identifikon autorin appeared first on Albeu.com.


Huazuar nga Albeu.com

Reklama
Back to top button