Aktualitet dhe Lajme

Plagoset 85-vjeçari në Berat, autori ia mbath nga vendngjarja

Share

Një 85-vjeçar është plagosur me thikë këtë të hënë në lagjen Çelepias në Berat.

Rreth orës 19:00 në ambientet e një lokali, dyshohet se për motive të dobëta, shtetasi A. F., 37 vjeç, ka plagosur me thikë shtetasin T. B., 85 vjeç , i cili ndodhet në spital.

Shërbimet e Policisë, ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë krehjen e zonës për kapjen e autorit të dyshuar.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

The post Plagoset 85-vjeçari në Berat, autori ia mbath nga vendngjarja appeared first on Albeu.com.


Huazuar nga albeu.com

Back to top button