Pjesë e Policisë së Burgjeve, ky është 21-vjeçari që humbi jetën në aksidentin tragjik (EMRI)

Share

Personi që shihni në foto, është 21-vjeçari Gjeto Gjonaj, nga fshati Reç i Malësisë së Madhe, i cili humbi jetën në një aksident tragjik të regjistruar mbrëmjen e djeshme.

Aksidenti ndodhi rreth orës 20:30 në aksin rrugor Koplik-Dedaj. Gjeto Gjonaj, humbi kontrollin e automjetit të tij dhe për pasojë makina doli nga rruga, ku i riu mbeti i plagosur rëndë.

Sipas burimeve zyrtare, ai ndërroi jetë rrugës për në spital.

21-vjeçari ishte pjesë e stafit të Policisë së Burgjeve dhe këtë gjë e ka bërë me dije vetë Drejtoria e Burgjeve përmes një postimi në rrjetet sociale, ku i shpreh ngushëllime dhe mbështetje familjes së të ndjerit.

Postimi i plotë:

“Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve dhe stafi i saj shprehin ngushëllimet më të thella për humbjen e Gjeto Gjonaj, një djalë i ri dhe i talentuar, pjesë e strukturës së Policisë së Burgjeve.

Gjeto, i cili kishte ëndrrat e tij të mëdha për të shërbyer në sistemin e drejtësisë, ndërroi jetë në një moshë shumë të re, duke lënë pas një dhimbje të madhe tek familja dhe të afërmit e tij.
Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, së bashku me stafin, janë pranë familjes Gjonaj në këtë moment të vështirë, duke shprehur solidaritetin dhe mbështetjen e tyre për këtë humbje të pazëvendësueshme.

Gjeto do të mbetet gjithmonë në zemrat tona si një simbol i përkushtimit dhe shpresës për një të ardhme më të drejtë.

Do të kujtohemi gjithmonë për pasionin dhe dedikimin tënd. Lamtumirë Gjet”!

 




Huazuar nga Albeu.com

Reklama

Related Articles

Back to top button