Aktualitet dhe Lajme

Përplasi për vdekje këmbësoren/ Gjykata merr vendimin për mjekun në Gjirokastër

Share

Mjeku 54-vjeçar, i cili përplasi për vdekje një 62-vjeçare në rrugën Gjirokastër-Tepelenë disa ditë më parë, doli sot para gjykatës së Gjirokastrës për t`u njohur me masën e sigurisë.

Gjykata e Shkallës së Parë Gjirokastër, i caktoi mjekut Ermir Mahilaj masën “detyrim paraqitje” për “Shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor”.

Mbrëmjen e të premtes, 8 nëntor, 54-vjeçari Mahilaj aksidentoi për vdekje 62-vjeçaren, Hëna Maxhalaku, këmbësore, banuese në Tiranë.

Si pasojë e përplasjes 62-vjeçarja humbi jetën në vendngjarje. Ngjarja ndodhi pranë fshatit Humelicë, në aksin rrugor Gjirokastër-Tepelenë.




Huazuar nga Albeu.com

Back to top button