“Perjetësisht Bashkë” kushtuar Dr. Ibrahim Kaziut
U mbajt sot ne Pallatin e Kultures “Haki Stermilli” Peshkopi promovimi i librit “Perjetësisht Bashkë” kushtuar Dr. Ibrahim Kaziut.
Nje liber ky i shkruar nga Dr.Hajri Mandri dhe Shaqir Çerpja
Ishin te pranisht familjaret, perfaqesues nga Bashkia, Prefektura, koleget dhe qytetare te ndryshem ku nen drejtimin e moderatorit te njohur dibran, Defrim Methasani takimi shkoi shume mire dhe plote emocione .
Dr. Ibrahim Kaziu ishte mjeku qe me profesionalizem dhe perkushtim i sherbeu komunitetit te Dibres per vite me radhe ku me punen e Tij te palodhshme ne sherbimin e semundjeve te Mushkerive dhe te Tuberkulozit sot ai dhe familja e tij gezojne respektin maksimal nga Dibra dhe dibranet.
Dr. Ibrahim Kaziut ju dha sot nga Bashkia Diber edhe titulli “Qytetar Nderi” i Dibrës
Dr. Ibrahim Kaziu njihet ndryshe si njeriu babaxhan, me shpirt e zemer te madhe dhe si i tille do jete perjetesisht ne mendjet dhe zemrat tona.
Jane keto cilesi qe nderojne dhe lartesojne emrin e tij .