Aktualitet dhe Lajme

Përfundon numërimi i votave në Kosovë, KQZ: Vetëvendosja kryeson me rreth 46.91%, ja si renditen partitë e tjera

Share

Numërimi i votave për zgjedhjet parlamentare të mbajtur ditën e djeshme në Kosovë, ka përfunduar para pak minutash.

Komisioni Qendor i Zgjedhjeve ka publikuar rezultatet, sipas të cilave rezulton parti e parë Lëvizja Vetëvendosje me 54.696 vota apo 46.91 %.

Ndërkohë, në vendin e dytë renditet Partia Demokratike e Kosovës me 22.16% të votave, ndërsa pas saj në vendin e tretë renditet Lidhja Demokraike e Kosovës me 17.6%.

Në vendin e katërt renditet AAK me 7.46%, ndërsa partia e serbëve në Kosovë, Lista Serbe, ka arritur të grumbullojë 4.43% të votave.

Deri më tani, kur partia e kryeministrit Albin Kurti në të gjithë Kosovën është në kuotën e 41 %, ende nuk dihet se më kë do të bëjë VetëVendosja koalicion, për formimin e Qeverisë së re. Pasi për të pasur shumicën në Kuvend, një partie i duhen së paku 61 deputetë nga 120 sa ka ky institucion gjithsej.

Sakaq, pritet që të nisë numërimi i votave të diasporës, e cila ka votuar në kutitë e vendosura në ambasada dhe konsullata, si edhe votat e dërguara me postë.




Huazuar nga Albeu.com

Back to top button