Aktualitet dhe Lajme

Përfshihet nga flakët një magazinë druri në Berat, ja çfarë u bë shkak

Share

Është përfshirë nga flakët një magazinë druri në lagjen Uznovë të Beratit.

Njoftimin e kanë bërë banorë të zonës, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë shkuar 3 mjete zjarrfikëse dhe 12 efektivë.

Zjarri është përhapur me shpejtësi brenda magazinës për shkak të lëndës drusore që ndodhej brenda saj.

Por duket se në ndihmë të zjarrfikësve ka qenë edhe moti, për shkak të reshjeve të shumta të shiut, duke ndikuar kështu në izolimin e flakëve.

Si pasojë e zjarrit nuk ka pasur të lënduar, por dëme të mëdha materiale.

Dyshohet se shkak për zjarrin ka qenë një shkëndijë elektrike.




Huazuar nga Albeu.com

Një kafe nga ju!

Back to top button