Aktualitet dhe Lajme

Për herë të tretë brenda ditës, aksident tjetër pranë Fierit, makina përmbyset në kanalin anësor të rrugës, plagoset shoferi

Share

Një aksident tjetër automobilistik ka ndodhur pranë Fierit ditën e sotme, teksa raportohet se një automjet ka dalë nga rruga në aksin Fier-Seman duke përfunduar në kanalin anësor.

Mësohet se në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë ambulanca dhe policia, ndërsa drejtuesi i mjetit është plagosur dhe dërguar menjëherë drejt spitalit të Fierit.

Sakaq, grupi hetimor po punon për zbardhjen e dinamikës së aksidentit.




Huazuar nga Albeu.com

Back to top button