Aktualitet dhe Lajme

Peqin/ Ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes dhe nënës së saj, arrestohet 40-vjeçari

Share

Ditës e sotme, policia ka vënë në pranga një 40-vjeçar nga Peqini ka rënë në prangat e policisë, pasi ka rrahur bashkëshorten, e cila është e pajisur me urdhër mbrojtjeje, dhe vjehrrën.

Mësohet se në momentin e kapjes, autorit i është gjetur dhe një thikë me vete.

Falë ndërhyrjes së shpejtë të policisë, është realizuar  kapja dhe arrestimi në flagrancë i 40 vjeçarit, banues në Peqin.

Ndërkohë, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë:

“Ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes së tij, e cila është e pajisur me urdhër mbrojtjeje, dhe ndaj nënës së saj, si rezultat i ndërhyrjes së shërbimeve të Policisë, kapet dhe vihet në pranga 40-vjeçari.

Gjatë kontrollit fizik, 40-vjeçarit iu gjet dhe sekuestrua 1 mjet prerës (thikë).

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Peqin, menjëherë pas marrjes së njoftimit për një rast dhune në familje, në lagjen “Xhami”, kanë organizuar punën dhe kanë shkuar në adresën e dhënë, me qëllim kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë ligjore të autorit të këtij rasti.

Si rezultat i veprimeve të shpejta policore, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit 40 vjeç, banues në Peqin, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, e cila është e pajisur me urdhër mbrojtjeje, dhe ndaj nënës së saj, në banesën ku jetonin këto dy shtetase.

Gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën 40-vjeçarit, 1 mjet prerës (thikë), i cili u sekuestrua në cilësinë e provës materiale”, njofton policia.




Huazuar nga Albeu.com

Një kafe nga ju!

Back to top button