Aktualitet dhe Lajme

PD për takimin e Ramës në Londër: I përzuri nga vendi i tyre dhe i dhunoi në vendin e adoptuar

Share

Partia Demokratike ka reaguar për mes një postimi në “Facebook” në lidhje me takimin e zhvilluar ditën e sotme nga kryeministri Edi Rama me shqiptarët e diasporës në Londër. Në reagim PD shkruan se Rama me mercenarët e tij dhunoi sot në kryeqytetin e Britanisë së Madhe, ata që kishin dalë për të ushtruar paqësisht të drejtën e protestës. Më tej në reagim theksohet se Rama si antishqiptar i vërtetë dhe frikacak i lindur i duhej policia britanike për t’u mbrojtur nga bashkëatdhetarët. PD thekson se ai sot kreu krimin e dyfishtë, pasi i përzuri nga vendi i tyre, i dhunoi në vendin e adoptuar.

Në reagim shkruhet se Rama do mbetet në analet e turpit të historisë si kryeministri që, pasi i ka përzënë nga vendi, dhunon dhe keqtrajton bashkëkombasit e tij. Më tej theksohet se Partia Demokratike e dënon me forcë dhunën e ushtruar kundër shqiptarëve të lirë. PD gjithashtu shtoi se ora e fundit e tij dhe e narkoshtetit që e kishte marrë me vete në Londër si cirk personal, po afron. Në postim PD ka rikujtuar protestën e të martës ndërsa ka ftuar shqiptarët në marshimin drejt Tiranës, për t’i dhënë të shtyrën e fundit frikacakut të Surrelit dhe burracakut të Londrës.

Deklaratë e Partisë Demokratike të Shqipërisë:

Edi Rama, me mercenarët e tij dhunoi sot në kryeqytetin e Britanisë së Madhe, ata që kishin dalë për të ushtruar paqësisht të drejtën e protestës. Si antishqiptar i vërtetë dhe frikacak i lindur, atij i duhej policia britanike për t’u mbrojtur nga bashkëatdhetarët.

Sot, ai kreu krimin e dyfishtë, pasi i përzuri nga vendi i tyre, i dhunoi në vendin e adoptuar.
Edi Rama do mbetet në analet e turpit të historisë si kryeministri që, pasi i ka përzënë nga vendi, dhunon dhe keqtrajton bashkëkombasit e tij. Partia Demokratike e dënon me forcë dhunën e ushtruar kundër shqiptarëve të lirë.

Mercenarët që dhunuan në emër të Ramës janë vetëm masha mjerane të narkoshtetit.
Ndërkohë që, përgjegjësi i vetëm, ai që do përgjigjet deri në një për dhunën ndaj qytetarëve shqiptarë dhe britanikë, është Edi Rama. Ora e fundit të tij dhe narkoshtetit që e kishte marrë me vete në Londër si cirk personal, po afron. Të martën, në ora 17:00, ftojmë të gjithë shqiptarët në marshimin drejt Tiranës, për t’i dhënë të shtyrën e fundit frikacakut të Surrelit dhe burracakut të Londrës. O sot, o kurrë!




Huazuar nga Albeu.com

Back to top button