Aktualitet dhe Lajme

Pazari Rithemelim-PS për Amnistinë dhe Komisionet Hetimore

Share

Nga Neritan Vladi
Çdo minutë, orë dhe ditë që kalon, po del në pah marrëveshja e kulisave e firmosur mes Rithemelimit me përfaqësuesin dhe garantin e zbatimit të pazarit Gaz Bardhin dhe mazhorancës, e cila është më shumë e interesuar për këtë që po ndodh sepse po përfiton prej saj.
E lexuar më qartë do të thotë që e shkuara dhe e tashmja e korrupsionit kanë rënë dakord që sa të mundin të shqyrtojnë iniciativa ligjore për të frenuar luftën ndaj korrupsionin, një gangrenë e shoqërisë shqiptare, një fenomen që e ka mbajtur peng këtë vend për 33 vite.
E thënë më qartë; dy nga brinjët e trekëndëshit kanë rënë dakord të mbrojnë veten nga drejtësia, nga lufta që SPAK, pavarësisht shkopinjve nën rrota po bën ndaj të korruptuarve.
Në dyert e drejtësisë së Posaçme shihen çdo ditë si paradë mode zyrtarë të mazhoramncës që paraqiten për të dhënë llogari, e njëjta gjë po ndodh dhe me të opozitës ndonëse më pak, por që sot ish kryeministri ndodhet në izolim shtëpie nga SPAK për akuzën e korrupsionit.
Akuzat Rithemelim-PS janë nga më ekstremet, madje përfaqësuesi më i ri i Rithemelimti Gaz Bardhi ka bërë akuza të forta që duhet të jenë objekt i SPAK dhe ndaj drejtuesve të formacionit të cilit i përket sot duke i akuzuar deri tek fshehja e vilave.
Edi Rama duket i pafuqishëm të ndalojë SPAK në fletëarrestet që lëshon në përfundim ose jo të hetimeve ndaj të korruptuarve sipas rrezikshmërisë që zyrtarët e këtij shteti paraqesin. Gjendur përballë kësaj situata aspak normale për ta, kërcënuese për korrupsionin, të korruptuarit janë bërë bashkë kundër SPAK.
E para, është sot votimi i Amnistisë. PD dhe kryetari i saj Basha e kanë denoncuar këtë pazar dhe madje ky denoncim është përsëritur edhe sot në mëngjes kur lideri i opozitës Basha dënoi uljen e dënimit për të korruptuarit e dënuar nga SPAK që do të përfshihet në votimit e sotëm në këtë Aministi.
E dyta ka të bëjë me ngritjen e Komisioneve hetimore. Edhe këtu pas zhurmës së madhe të bërë me përmbysje karrigesh, hypje mbi gardistë dhe ndezje fllakadanësh në sallën e Kuvendit, e gjitha përfundoi në një Pazar. Rithemelimi nga 4 çështje për tu hetuar për koncesionet në shëndetësi dy i la pa futur në kalendarin e këtij hetimi që fundja nuk do të prodhojë asgjë sepse çështja tashmë është hetuar nga SPAKU dhe është në dyert e GJKKO.
Dy nga katër koncesionet në shëndetësi i shpëtojnë hetimit parlamentar të Rithemelimit ku nuk përfshin hetimin e koncesionit të shërbimit të dializës dhe as atë të shërbimeve laboratorike. Pas gjithë asaj zhurme të bërë, kur PS-Themelim bënë marrëveshje kjo që po ndodh a nuk mund të quhet pazar. Nga kjo që po ndodh fitojnë vetëm të korruptuarit, iu vihen gjoba biznesmenëve dhe të humburit janë opozitarët dhe shqiptarët.
Për tu ndalur është fakti dhe zhurma që Gaz Bardhi po bën me denoncimin e Olsi Ramës sipas tij i përfshirë në trafikun e drogës në Xibrakë. Edhe këtu spektakli nuk mungon sepse disa analistë mbërëmë dhanë informacion dhe madje pohuan me garanci se Bardhi nuk ka bërë asnjë kallzim ndaj Olsi Ramës pasi nuk ka asnjë provë të re, veçse ka një letër çuar SPAK dhe madje është ky i fundit, Olsi që ka kallëzuar Bardhin. Këto akuza janë të vjetra, ato janë bërë dhe nga Lulzim Basha, por për efekt të krekosjes dhe propagandës Bardhi sot po bën sikur ka shpik. Asnjë të re nuk ka në këtë histori veç krekosjes së Bardhit dhe të qenit garant i pazareve Rithemelim-Mazhortancë.


Huazuar nga StartNews.

Një kafe nga ju!

Back to top button