Aktualitet dhe Lajme

“Pastrimi” ndalon shërbimet, mbeturinat pushtojnë rrugët e Prishtinës

Share

Kompania Rajonale e Mbeturinave PASTRIMI SH.A. ka njoftuar ndërprerjen e shërbimit të grumbullimit të mbeturinave në territorin e Komunës së Prishtinës, për shkak të krizës financiare.

Sipas njoftimit zyrtar të kompanisë, mosshlyerja e borxhit në vlerë prej 2.7 milionë euro nga Komuna e Prishtinës ka detyruar ndërmarrjen që të pezullojë përkohësisht ofrimin e shërbimeve të saj, transmeton Telegrafi.

“Për shkak të mospagesës së borxhit nga Komuna e Prishtinës në vlerë prej 2.7 milionë euro, jemi të detyruar të ndërpresim ofrimin e shërbimit të grumbullimit të mbeturinave,” thuhet në njoftimin e tyre.

Si pasojë e kësaj ndërprerjeje, gjendja e mbeturinave në kryeqytet është përkeqësuar ndjeshëm, me kontejnerë të tejmbushur dhe grumbullim të madh të mbeturinave nëpër lagje.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërçeli, ka reaguar përmes rrjeteve sociale, duke publikuar disa fotografi që tregojnë gjendjen alarmante në disa pjesë të qytetit.




Huazuar nga albeu.com

Back to top button