Aktualitet dhe Lajme

Pasi theu hundën, Mbappe gati të udhëheqë Francën “i maskuar” përballë sfidës me Holandën

Share

Kapiteni i Francës, Kylian Mbappe do të udhëheqë skuadrën e tij përballë Holandës i maskuar, pasi ai theu hundën në sfidën ndaj Austrisë.

Sulmuesi i ri i Real Madridit, i cili u lëndua në një përplasje me Kevin Danson e Austrisë, kërkoi ndihmë për të gjetur një maskë mbrojtëse në mënyrë që të mund të paraqitet kundër holandezëve sot në 21:00, në kuadër të Grupit D.

“Gjithçka po shkon në drejtimin e duhur pas kësaj tronditjeje të madhe që ai pati me lëndimin”, tha trajneri Deschamps para gazetarëve të enjten.

“Siç e keni parë, ka mundur të dilte dhe të stërvitej. Pra, është në rrugën e duhur për të siguruar që të jetë i aftë të luajë ndaj Holandës”.

Mbappe provoi maskën të enjten për herë të parë.

“Kylian Mbappe do të mbajë një maskë, por nuk keni nevojë të dini detajet rreth kësaj maske”, është shprehur Deschamps.

Në konferencë me Deschampsin u paraqit edhe sulmuesi Antoine Griezmann.

“Kyliani është duke përparuar. Ënjtja i është hequr nga hunda. Do të shohim vendimin, në varësi sesi ai do ndihet”, ka thënë Griezmann.


Huazuar nga StartNews.

Back to top button