Pas skandalit AKU kontroll në 6 biznese, konstatohet mish pule me salmonelë në Vlorë

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU), është kujtuar vetëm pas shpërthimit të skandalit, për të ushtruar kontrolle në bizneset që tregtojnë mish pule të infektuar me salmonelë.
Burime për mediat bëjnë me dije se pas kontrollit të ushtruar, në 6 subjekte në Vlorë është evidentuar se mbanin në ambientet e tyre dhe kanë tregtuar për klientët mish pule me salmonelë.
Mësohet se bëhet fjalë për disa markete, por nuk kanë munguar as restorante të cilat për klientët janë hallka e fundit e konsumit të produkteve, apo edhe në “fast food-e” të cilat janë kryesisht afër shkollave.
Burime për mediat bëjnë me dije gjithashtu se; nga qyteti i Vlorës është tërhequr një sasi e konsiderueshme mish pule me salmonelë të evidentuar deri më tani.
Dyshohet se numri i marketeve, restoranteve dhe fast foodeve që kanë tregtuar apo përgatitur sasinë e pulës me Sarmonelë është edhe më i madh.
Sipas burimeve, ka dyshime që pas daljes së lajmit publikisht, shumë subjekte private në Vlorë kanë larguar prej tyre gjithë sasinë e pulës që kanë patur, pavarësisht se ka qënë ose jo me sarmonelë për t`i shpëtuar rrezikut. Kjo gjë ka zbehur “skandalin”, duke ulur numrin e subjekteve të evidentuara.
Mësohet se për 6 subjektet ku janë konstatuar sasi të pulës me salmonelë, janë marrë masa administrative që varjojnë nga gjoba të ulëta, deri në vlera të konsiderueshme.
Kujtojmë se pak ditë më par, rezultoi se një sasie prej mbi 18 ton filetosh pule me salmonelë ishte futur përmes Portit të Durrësit dhe vinte nga Brazili, teksa 13.1 ton kompania “AMG FOOD“, ose e njohur me emrin tregtar si “diMal“ e kishte hedhur në treg dhe është konsumuar nga qytetarët.
Për rastin në fjalë është shpallur në kërkim pronari i komanisë “diMal”, Mondi Goxha, teksa janë vënë nën hetim dhe tre inspektorë të AKU-së. Deri më tani, ministrja e Bujqësisë, Anila Denaj dhe kreu i AKU-së, Manush Kulolli nuk kanë mbajtur asnjë përgjegjësi.