fbpx
Aktualitet dhe Lajme

Pas reagimit të tensionuar ndaj gazetarëve, Pandeli Majko kërkon ndjesë

Share

Deputeti i Partisë Socialiste, Pandeli Majko, ka reflektuar pas incidentit të mëngjesit në ambientet jashtë parlamentit, ku nuk pranoi t’u përgjigjej gazetarëve, duke i shtyrë mikrofonin.

Në seancën parlamentare, Majko mori fjalën për të kërkuar falje, ku theksoi se ndjen në veçanti i kërkoi gazetares që ishte shtatzënë.

Pandeli Majko: “Do bëj një koment që lidhet edhe me vlerësimin që bënë dy koleget e opozitës. Dëshiroj të shpjegoj se e vlerësova që ta marr përsipër dhe të kërkoj një ndjesë karshi gazetarëve për shtyrjen e mikrofonave sot në mëngjes. Ndjesën më të veçante ja ofroj gazetares që ka qenë shtatzënë”.

Pasi kërkoi ndjesë deputeti socialist u duartrokit nga të gjithë kolegët e tjerë.




Huazuar nga Albeu.com

Back to top button