fbpx
Aktualitet dhe Lajme

Pas protestave për aksin Thumanë-Kashar, qeveria pranon kërkesën e banorëve

Share

Kryetari i PD-Demokratët Euroatlantikë në Krujë, Sabah Sheta ka bërë me dije se banorëve të Krujës dhe Fushë Krujës u është pranuar kërkesa e tyre për të pasur hyrje dhe dalje në autostradën Thumanë-Kashar.

Përmes një postimi në “Facebook”, Sheta bën me dije se pas një takimi të zhvilluar me zv.kryeministren dhe njëherësh dhe ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku është pranuar kërkesa e qytetarëve për të pasur akses në rrugën Thumanë-Kashar.

“Pas një takimi që patëm si përfaqësi e qytetarëve të Krujës me zv.kryeministren dhe ministren e Transporteve Belinda Balluku prej saj në emër të qeverisë u pranua kërkesa jonë e drejtë dhe legjitime për të patur akses në rrugën Thumanë-Kashar”, shkruan Sheta, teksa më tej falenderon të gjitha krutanët që iu bashkuan protestave nuk u tërhoqën.

Kujtojmë se banorët e Krujës, Fushë Krujës, Niklës, Bubqit dhe Thumanës prej gushtit kanë protestuar në aksin Thumanë-Kashar. Ata u kanë bërë thirrje institucioneve përgjegjëse që të krijonin dalje dytësore që të kalojë në rrugën e vjetër për shkak se bizneset e tyre në këtë mënyrë po falimentojnë. Sipas asaj që banorët kanë ripërsëritur disa herë devijimi i rrugës së re ka bërë që bizneset e tyre të shkojnë drejt falimentit dhe është një padrejtësi po është bërë në kurriz të tyre.

Pjesë e protestës së banorëve kanë qenë edhe anëtarët e Partisë Demokratike, teksa tubimi është shoqëruar edhe me përplasje me forcat e policisë dhe qytetarëve pasi këta të fundit nuk kanë pranuar që të lirojnë rrugën, duke shkaktuar edhe trafik kilometrik.

Postimi i plotë i Sabah Shetës:

E drejta vonon, por triumfon. Qeveria tërhiqet, krutanët do të ketë hyrje dhe dalje në aksin e rruges Thumanë-Kashar

Sot është një ditë e shënuar për banorët e Bashkisë Krujë. E tillë u kthye fal bashkërezistencës me vëllezërit të mi nga Kruja, Fushë -Kruja Nikla, Cudhia, Bubqi dhe Thumana. Pas një takimi që patëm si përfaqësi e qytetarëve të Krujës me zv.kryeministren dhe ministren e Transporteve Belinda Balluku prej saj në emër të qeverisë u pranua kërkesa jonë e drejtë dhe legjitime për të patur akses në rrugën Thumanë-Kashar. U bë e mundur që qeveria shqiptare të tërhiqet nga izolimi që i bënë mijëra bizneseve dhe 85 mijë banorëve të Krujës.

Motra dhe vëllezër krutanë! Kjo nuk është lëmoshë dhe dhuratë për ne. Është një e drejtë e mohuar nga ekzekutivi, por tashmë e fituar dhe pse me vonesë, por që ishin protestat tona sistematike, rezistenca jonë, premtimi që i bëmë njëri-tjetrin për të mos bërë asnjë hap pas, ajo që na mundësoi uljen në tavolinë sot me znj.Balluku, prej së cilës morëm premtimin që qytetarëve të Bashkisë Krujë do tu kthehet ajo që kishin; akesin (hyrje dhe dalje) në rrugën e re Thumanë-Kashar.

Veç falënderimit për secilin që na jeni bashkuar në çdo protestë, kam një mirënjohje për atë çfarë bëtë duke lënë punët tuaja të përditshme për të iu bashkuar kësaj kauze.

Të nderuar vëllezër! Pa ju nuk do ta kishim të mundur të korrnim këtë fitore. NE e kishim bërë të qartë që nuk do të tërhiqeshim, ata e dëgjuan me zë dhe figurë, e panë përmes akteve tona, ndaj sot ishte ministrja e Transporteve Balluku që “vrau” indiferencën duke i kushtuar vëmendje këtij problemi që për në shkaktonte kosto sociale dhe ekonomike sepse Kruja është dhe një zonë turistike dhe historike.

Duke vlerësuar premtimin dhe vendimin e Ministrisë së Transporteve për t’u tërhequr nga qëndrimi fillestar dhe kokëfortë i tyre dhe dhënien e zgjidhjes, duke iu dhënë qytetarëve të Krujës mundësinë të hynë dhe dalin në aksin e rrugës Thumanë-Kashar, nuk na mbetet gjë tjetër veçse ta përshëndesim këtë qëndrim dhe pse të vonuar, por ndërkohë do ta monitorojmë zbatimin e tij.

Vëllezër edhe njëherë FALEMINDERIT dhe MIRËNJOHJE për secilin! BASHKË ia DOLËM!




Huazuar nga Albeu.com

Back to top button