fbpx
Aktualitet dhe Lajme

Pas liderit Nasrallah, Izraeli vret një zyrtar tjetër të lartë të Hezbollahut

Share

Forcat izraelite të Mbrojtjes kanë eliminuar një zyrtar të lartë të “grupit të inteligjencës” të Hezbollahut.

IDF lëshoi një deklaratë, ku tha se është vrarë Hassan Khalil Yassin, shkruan Sky News.

“IDF eliminoi një terrorist të lartë nga grupi i inteligjencës së Hezbollahut, i cili ishte përgjegjës për identifikimin e objektivave civile dhe ushtarake.

Më parë këtë pasdite, me drejtimin e drejtorisë së inteligjencës IDF, IAF eliminoi Hassan Khalil Yassin, një terrorist i lartë në grupin e inteligjencës së Hezbollahut, në një sulm në zonën Dahieh të Bejrutit.

Yassin qëndronte në krye të një departamenti përgjegjës për identifikimin e objektivave civile dhe ushtarake, në kufirin verior dhe thellë brenda territorit izraelit.

“Si pjesë e rolit të tij, Yassin bashkëpunoi intensivisht me të gjitha njësitë sulmuese të Hezbollahut, ishte i përfshirë personalisht në planifikimin e sulmeve terroriste që u ekzekutuan gjatë luftës kundër civilëve dhe ushtarëve izraelitë dhe planifikoi sulme shtesë që do të kryheshin në ditët në vijim”, thuhej në deklaratë.

Më herët të shtunën, Hezbollahu ka konfirmuar vdekjen e liderit të saj, Hassan Nasrallah, pas një sulmi ajror izraelit.

Izraeli dhe Hezbollahu, grupi libanez i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara, kanë këmbyer zjarr ndërkufitar pothuajse çdo ditë që kur nisi lufta në Gazë më 7 tetor.

Por, bombardimet e 23 shtatorit në Liban deri më tani shënuan përshkallëzimin më të madh, që nga lufta e vitit 2006 mes Izraelit dhe Hezbollahut, grup që mbështetet nga Irani.




Huazuar nga Albeu.com

Back to top button