Pas fushatës së mbrojtjes e shtimit, tigrat siberianë po sulmojnë njerëzit në lindje të Rusisë
Tigrat Amur janë një specie e rrezikuar dhe kanë qenë fokusi i një fushatë të gjerë mbrojtjeje për të cilën është kujdesur dhe presidenti Putin në Rusi. Por tashmë tigrat më të mëdhenj në botë kanë nisur të sulmojnë e të vrasin njerëz në zonat rurale në lindje të vendit.
Fshatarët kanë raportuar sulme nga tigrat Amur si ai në dhjetor kur një burrë dhe qeni i tij besohet se u vranë nga një sulm i tillë në Obor, në rajonin lindor të Khabarovsk, raporton Moscow Times.
Policia vendase tha se tigri ishte afruar në fshat dhe vrau qenin e burrit. Ky i fundit e kishte ndjekur në pyll por më vonë dhe trupi i tij u gjet nga fshatarët.
Në një tjetër incident vitin e shkuar Sergey Kyalundzyuga raportoi sulmin e tigrit i cili u përplas me xhamin e një shtëpie. Kyalundzyuga tha e kishte shkuar për peshk me kushëririn e tij Alexander, kur u sulmua nga kafsha.
Burimi tha për rrjetin East2west News: “Ata dëgjuan një zhurma jashtë. Sergey shikoi në dritare por tigri e theu atë me kokë”. Alexander e kishte qëlluar më pas kafshën duke e plagosur.
Tigrat siberianë Amur, ishin vënë në mbrojtje prej gjuetisë ilegale e humbjes së habitatit teksa pas një dekade zyrtarët raportojnë se janë shtuar 750 individë. Arsyet për valën e fundit të sulmeve mund të kenë lidhje me sezonin e ftohtë dhe reduktimin e ushqimit, sipas ekspertëve.