Aktualitet dhe Lajme

Pas ekstradimit nga Maroku, vrasësi i Ardian Nikulajt, Ruben Saraiva nën masa të forta sigurie para Gjykatës së Lezhës

Share

Dy ditë pasi u ekstradua nga Maroku në Shqipëri, portugezi Ruben Saraiva, i dyshuar si autor i vrasjes së biznesmenit Ardian Nikulaj në Shëngjin, do të dalë sot para Gjykatës së Lezhës, pasi do të njihet me rivlerësimin e masës së sigurisë të dhënë në mungesë ndaj tij.

Seanca gjyqësore do të zhvillohet në orën 10 të kësaj të marte nën masa të rrepta sigurie.

28-vjecari Ruben Ribeiro Saraiva u ekstradua mesditen e 31 dhjetorit.

“Interpol Tirana Sillet në Shqipëri, shtetasi portugez autor i dyshuar i vrasjes me armë zjarri, të shtetasit A. N.. 28-vjeçari u kap në Marok, falë informacionit të siguruar nga strukturat e Policisë së Shtetit, shkëmbimit të tij në kohë reale dhe bashkëpunimit me agjencitë ligjzbatuese, brenda dhe jashtë vendit.

Specialistët e Interpol Tiranës bënë të mundur ekstradimin në vendin tonë, të shtetasit R. S., 28 vjeç, lindur në Portugali.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja për gjakmarrje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

Shtetasi R. S. dyshohet se më datë 19.04.2023, në ambientet e lokalit, ka vrarë me armë zjarri shtetasin A. N..

Falë bashkëpunimit mes Interpol Marokut dhe Interpol Tiranës, u bë i mundur ekstradimi i këtij shtetasi, në vendin tonë.

Më herët, si rezultat i reagimit në kohë, punës profesionale hetimore dhe gjurmuese, sigurimit të inteligjencës policore, shkëmbimit në kohë të informacionit me homologët, si dhe falë bashkëpunimit të suksesshëm me agjencitë ligjzbatuese brenda dhe jashtë vendit, u bë e mundur kapja dhe arrestimi dhe i shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje kriminale.”, sqaroi polcia dy dite më parë.




Huazuar nga Albeu.com

Një kafe nga ju!

Back to top button