fbpx
Aktualitet dhe Lajme

Pas dorëheqjes së Admir Abrijas, Klevis Qose emërohet drejtori i ri i Përgjithshëm i Bugjeve

Share

Klevis Qose është emëruar drejtori i ri i Përgjithshëm i Bugjeve, pas dorëheqjes së Admir Abrijas.

Mësohet se Qose do prezantohet rreth orës 15:00 nga ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja.

Prej disa muajsh ai mbante detyrën e drejtori të përgjithshëm të Shërbimittë Provës.

Qose në vitin 2021 ka mbajtur edhe postin e kreut të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në sistemin e burgjeve, pas lirimit nga detyra të ish-drejtorit të përgjithshëm i Shërbimit të Provës, Ervin Hoxha.

Kujtojmë se Hoxha u lirua nga detyra nga Këshilli i Ministrave, me propozim të ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manja.

Ky emërim i Qoses në krye të drejtorisë së përgjithshme të burgjeve, erdhi pas dorëheqjes së Admir Abrijas, i cili mbante postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve prej dhjetorit të vitit 2021.

Ai u zgjodh në këtë post të rëndësishëm me propozim të ministrit të Drejtësisë Ulsi Manja pas lirimit nga detyra të Agim Ismailit.


Huazuar nga StartNews.

Back to top button