Aktualitet dhe Lajme
Pas deklaratës së Megit për Xhensilën e Besin reagon Stresi: Ti sa varësi ke?
![](https://nediber.com/wp-content/uploads/2024/06/1717870058_stresi.jpg)
Megi Pojani së bashku me motrat e saj në podkastin “Me Kast” mes të tjerash kanë folur edhe rreth çështjes së ndarjes së aktorit të humorit Bes Kallaku dhe këngëtares Xhensila Myrtezajt.
Moderatorja Megi, pretendon se shkak i ndarjes së tyre dyshohet se është varësia e Besit ndaj alkoolit.
Sakaq, pak momente më herët ka ardhur një reagim prej këngëtarit Stresi i cili nëpërmjet një postimi në llogarinë personale të Instagram-it, ka bërë një reagim ndaj deklaratës së Megit për ish-çiftin.Teksa ka shpërndarë një lajm lidhur me këtë deklaratë ai ka shkruajtur përbri: Meqë jemi pjesë e estradës dhe kemi të drejtën e mendimit, po ti a e di sa varësi ke? Respekt për ish-çiftin.