Pas arrestimit të Veliajt, Andi Seferi komandohet në krye të Bashkisë Tiranë

Pas arrestimit të Erion Veliajt nga SPAK, Andi Seferi është komanduar në krye të Bashkisë së Tiranës. Mësohet se Seferi, nënkryetari aktual i Bashkisë Tiranë, do të udhëheqë përkohësisht administratën e qytetit, deri në përfundimin e procedurave ligjore ndaj Veliajt.
Seferi është shprehur se do të angazhohet për ruajtjen e stabilitetit dhe vazhdimësinë e projekteve të rëndësishme për qytetin, si dhe do të punojë ngushtë me ekipin e administratës. Po ashtu, ai ka deklaruar se do të jetë i hapur ndaj çdo hetimi që mund të zbardhë veprimet e mundshme të kundërligjshme që mund të kenë ndodhur gjatë administratës së Veliajt.
Erion Veliaj u arrestua ditën e djshme gjatë një operacioni të befasishëm, ku zyrtarë të SPAK-ut dhe BKH-së zbarkuan në zyrën e tij dhe e vunë në pranga. Gjykata e Posaçme ka lëshuar pesë masa sigurie në kuadër të hetimeve që zbulojnë një skemë korruptive të lidhur me fondet publike dhe transaksione të dyshimta. Ndërkohë, GJKKO ka dhënë masa të tjera për Ajola Xoxën, bashkëshortja e Veliajt “Arrest në shtëpi”, Gentian Sula, Meriman Palushi, Fatmir Bektashi, Sokol Kryeziu, Shkëlqim Fusha “Detyrim paraqitjeje”.
Ky është një nga goditjet më të forta ndaj zyrtarëve të lartë të Partisë Socialiste, duke sjellë një situatë të re në qeverisjen lokale të Tiranë.