Partizani fiton dhe ruan trendin pozitiv, Egnatia bie përballë “të kuqve” të kryeqytetit

Share

Partizani merr një fitore të rëndësishme ndaj Erzenit, në një takim që rezultoi shumë i luftuar.

“Të Kuqtë” e kryeqytetit bindën me rezultatin 1-2, duke ruajtur trendin e fitoreve, ndërsa shijakasit nga ana tjetër nuk ia dalin që të vazhdojnë me ecurinë pozitive.

Ky takim rezultoi shumë i luftuar, me kryeqytetasit që zhbllokuan sfidën në minutën e 27’ me Carën.

Shijakasit nga ana e tyre tentuan që të gjenin barazimin, megjithatë në minutat shtesë të fraksionit hapës morën një tjetër goditje, pasi në minutën e 45+4’ Kahrimanovic u ndëshkua me karton të kuq dhe la ekipin e tij me dhjetë lojtarë.

Megjithatë në pjesën e dytë Erzeni u tregua edhe më kërkues dhe në minutën e 64’ Meçja shënoi golin e barazimit.

Partizani nga ana tjetër nuk u dorëzua dhe në minutën e 89’ gjeti golin e triumfit me Mensah.

Pas javës së nëntë të Kategorisë Superiore, Erzeni renditet në vend të shtatë me 11-të pikë, teksa Partizani renditet në vend të dytë me 17 pikë, dy më pak se Egnatia kryesuese, por duhet theksuar se kryeqytetasit numërojnë një ndeshje më pak.




Huazuar nga Albeu.com

Reklama
Back to top button