“Parashqevi Simaku nuk është mirë, askush nuk e ka ndihmuar, as me 20 USD”, biznesmeni: S’ta mori Inteligjenca Artificiale Robertin!

Share

Po bëhet thuajse 1 vit, që kur ikona e muzikës shqiptare, Parashqevi Simaku u gjet rastësisht rrugëve të New York-ut në një gjendje të mjerueshme, e pastrehë dhe që rronte vetëm me ndihma vullnetare.

Sonte, 11 nëntor, në studion e Opinion, biznesmeni Elton Ilirjani i cili është kujdesur vazhdimisht për të thotë se “këngëtarja e madhe nuk është mirë emocionalisht dhe nga ana psikologjike”. Sipas tij, Simaku nuk beson se është divorcuar ndonjëherë, duke ia atribuar Inteligjencës Artificiale fundin e martesës së saj me Robert Nofle, me të cilin ka një djalë.

“Ajo nuk është mirë me jetën e saj sociale, nuk takohet më me të birin. Janë takuar vetëm një herë kur keni parë videot në televizion në janar të këtij viti. Kanë bërë tre ose katër telefonata dhe i biri nuk ka pranuar të vijë, thotë që mamaja e tij duhet të mjekohet në spital. Unë kam biseduar edhe me ish-bashkëshortin e saj. Parashqevia beson se është ende e martuar dhe thotë se çdo gjë e ka bërë Inteligjenca Artificiale”, tha Ilirjani.

Më tej, i bëri një thirrje direkte nga studioja.

“Unë jam i dyzuar, mendoj se ajo nuk e beson sepse nuk ka qenë pjesë, ka qenë e përfaqësuar nga një avokat i caktuar nga shteti. Parashqevia ka nevojë të merret me veten, i bëj një thirrje të drejtpërdrejtë, ka ardhur momenti të bësh maksimumin tënd, të merresh me veten!

Jam i bindur që po më ndjek, e di se i ndjek emisionet një nga një, nuk ta ka marrë Inteligjenca Artificiale Robertin, e kam dosjen tënde, ti nuk je më bashkëshortja e tij, nuk ka ndodhur asgjë në mënyrë artificiale. Duhet të ringrihemi bashkë dhe ti të jesh e zonja të këndosh dhe ta bësh djalin tënd krenar, që të bashkohet me ty.”

Theksoi se Parashqevisë nuk i duhen para e shtëpi, por t’i kthehet jetës normale.

“Ajo nuk pranon se nuk beson që ka diçka që nuk shkon me të, s’pranon të bëjë edhe qoftë një kartë identiteti”, rrëfeu biznesmeni.

Më tej, tha se askush nuk e ka ndihmuar, “as me 20 dollarë”.

Më 1 shtator, Simaku mbushi 59 vjeç, ditë në të cilën ndau një mesazh të thellë dhe emocional për të birin…TV Klan


Start News

Reklama
Back to top button