Aktualitet dhe Lajme

Parashikimi i motit për sot, temperatura të ulëta dhe vranësira

Share

Ditën e sotme, vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme,  me masa ajrore të ftohta.

Moti pritet të jetë i kthjellët dhe me alternime vranësirash, në orët e mesditës dhe pasdites vonë kryesisht në jug të vendit.

Vlen të theksohet prezenca e ngricave të forta në akset rrugore, kryesisht përgjatë relieveve malore si dhe mjegull e mjegullinë në zonat luginore.

Era do të fryjë me drejtim verilindje-juglindje me shpejtësi mesatare 1-5m/sek, ndërsa në bregdet e kryesisht në bregdetin jugor era arrin shpejtësi deri 10m/s, duke bërë që valëzimi në dete të jetë i forcës 1-2ballë.

Temperaturat parashikohen:

në zonat malore  -3 deri 5°C

në zonat e ulëta 1 deri 16°C

në zonat bregdetare 4 deri17°C/ .

 




Huazuar nga Albeu.com

Një kafe nga ju!

Back to top button