Aktualitet dhe Lajme

Parashikimi i motit 6 Prill 2025, kthjellime dhe vranësira

Share

Ditën e sotme vendi ynë, do të vijojë nën dominimin e kthjellimeve dhe vranësirave të lehta gjatë gjithë paradites, por orët e pasdites dhe në vijim do të shtojnë vranësirat në të gjithë territorin, duke sjellë reshje shiu e dëbore në zonat malore POR në sasi të pakta.

Më të dukshme reshjet do të jenë në zonat malore të Shqipërisë. Ky destabibitet i atmosferës, do të na shoqërojë edhe gjatë natës.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie si në orët e mëngjesit edhe të mesditës, duke luhatur vlerat ditore nga 0°C vlera minimale e shënuar në zonat verilindore, deri në 20°C maksimalja në Jug të territorit.

Era do të fryjë mesatare deri e fortë përgjatë gjithë ditës, duke arritur shpejtësinë maksimale 55 km/h nga drejtimi kryesisht Verilindor, kjo do të bëj që në brigjet detare të krijohet dallgëzim mbi 1 ballë.

The post Parashikimi i motit 6 Prill 2025, kthjellime dhe vranësira appeared first on Albeu.com.


Huazuar nga albeu.com

Back to top button