Aktualitet dhe Lajme

Parashikimi i motit 30 Prill 2024, kthjellime dhe vranësira

Share

Vendi ynë, do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet të jetë i kthjellët dhe me temperatura të larta.

Ndërsa pjesa e dytë e ditës, do të dominohet nga kthjellime dhe vranësira të lehta e kalimtare në bregdet dhe zonat e ulëta, duke lënë me kthjellime dhe vranësira disi më të dendura zonat malore Lindore, por nuk priten reshje.

Temperaturat e ajrit vijojnë të rriten në mëngjes dhe në mesditë, duke luhatur vlerat ditore nga 7°C vlera më e ulët në verilindje të vendit, deri në 26 gradë Celsius pritet vlera maksimale në qarqet, Elbasan dhe Berat.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare si në tokë dhe në det, me shpejtësi deri në 28 km/h nga drejtimi Perëndimor dhe Veriperëndimor, kjo do të sjellë në brigjet e Adriatikut dhe Jonit dallgëzim të ulët.




Huazuar nga Albeu.com

Back to top button