Aktualitet dhe Lajme

Parashikimi i motit 30 Dhjetor 2024, diell dhe vranësira të lehta

Share

Ditën e sotme vendi ynë, do të jetë nën dominimin e intervaleve të gjata me diell në pothuajse të gjithë territorin, ku vranësira të lehta pritet të ketë vetëm në zonat e thella malore të Shqipërisë.

Por parashikohet që pjesa e dytë e ditës t’i bëjë gradualisht më të dukshme vranësirat, të cilat do të shfaqen edhe në qytetet e zonës së ulët.

Ndërsa vija bregdetare në pjesën më të madhe të saj, do të jetë nën mbizotërimin e kthjellimeve.

Mbrëmja dhe nata vonë i zhvendosin gradualisht vranësirat drejt shtrirjes Lindore.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten në mëngjes, por mbeten konstante në orët e mesditës, duke luhatur vlerat ditore nga -4°C vlera minimale deri në 14°C maksimalja në rang territori.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare përgjatë gjithë ditës, duke arritur shpejtësinë maksimale 35 km/h nga drejtimi Verior-Verilindor.

Kjo do të bëjë që në brigjet detare të krijohet dallgëzim 2 ballë.




Huazuar nga Albeu.com

Back to top button