Aktualitet dhe Lajme

Parashikimi i motit 3 Qershor 2024, diell dhe temperatura deri në 34 gradë Celsius

Share

Ditën e sotme, vendi ynë do të përfshihet nga një moti i kthellët dhe i nxehtë. Orët e paradites, vijojnë nën ndikimin e motit të kthjellët dhe të nxehtë në të gjithë vendin, por pas-mesditës priten kalim i vranësirave si fillim në veri të vendit dhe gradualisht në të gjithë zonën malore Lindore.

Parashikohet që pjesa e dytë e ditës, të vijojë në ndikimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të shpeshta në të gjithë vendin, të njëjtat kushte atmosferike do të na shoqërojnë edhe gjatë natës, ku kthjellimet dhe temperaturat e larta do të jenë dominante.

Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në mëngjes, por mbeten konstante maksimumet duke luhatur vlerat ditore nga 14°C vlera minimale, deri në 34°C vlera maksimale që pritet përgjatë zonës së ulët.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi mbi 28 km/h nga drejtimi kryesisht Juglindor, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim të papërfillshëm.




Huazuar nga Albeu.com

Back to top button