Parashikimi i motit 3 Maj 2025/ Kthjellime, vranësira dhe temperatura të larta

Ditën e sotme në vendin tonë, do të mbizotërojë moti i kthjellët dhe temperatura të larta gjatë gjithë paradites, por orët e pasdites dhe në vijim priten prezencë e vranësiravë në pjesën më më madhe të territorit.
Më të dukshme vranësirat do të jenë në zonat Verilindore, duke sjellë momente me pika shiu.
Parashikohet që orët e vona të natës, të përmirësojnë sërish kushtet atmosferike në të gjithë vendin.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të lehtë në mëngjes, por edhe mesdita sjell rënie të tyre duke luhatur vlerat ditore nga 7°C temperatura më e ulët e shënuar në qytetin e Peshkopisë, deri në 30°C vlera më e lartë për-gjatë Ultësirës Perëndimore.
Era do të fryjë e lehtë si në tokë dhe në det me shpejtësi mbi 25 km/h nga drejtimi kryesisht Perëndimor, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim të papërfillshëm.