Parashikimi i motit 27 Prill 2025, kthjellime dhe vranësira

Ditën e sotme në vendin tonë, orët e paradites do të paraqiten nën ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta në Ultësirën Perëndimore, ndërsa me vranësira dhe reshje të pakta shiu do të jetë moti në zonat malore.
Parashikohet që orët e pasdites dhe në vijim të sjellin shtim të vranësirave, duke sjellë momente me pika shiu në ultësirën perëndimore, ndërsa me rrebeshe shiu do të jenë zonat malore përgjatë kufirit Lindor.
Temperaturat e ajrit do të rriten si në mëngjes edhe në mesditë, duke luhatur vlerat ditore nga 5°C vlera më e ulët e shënuar në qytetin e Pukës deri në 25°C vlera maksimale, e cila do të regjistrohen në qarkun e Vlorës.
Era do të fryjë e lehtë gjatë paradites, por mesatare pasdite duke arritur shpejtësinë mbi 30 km/h nga drejtimi Verior. Për pasojë në brigjet detare do të gjenerohet dallgëzim 2 ballë.