Parashikimi i motit 14 Mars 2024, temperaturat arrijnë deri në 21 gradë
Ditën e sotme, vendi ynë do të ketë përmirësim të dukshëm të kushteve atmosferike në pjesën më të madhe të Shqipërisë, duke bërë që kthjellimet dhe vranësirat e lehta të jenë dominante.
Përjashtim bëjnë zonat përgjatë shtrirjes Lindore nga Puka deri poshtë në Korçë, ku vranësirat do të jenë disi më të dendura duke rrezikuar reshje të pakta shiu.
Orët e pasdites dhe në vijim, do të sjellin përmirësim të motit edhe në këto zona dhe për pasojë i gjithë territori i vendit, do të dominohet nga kthjellime dhe vranësira të lehta.
Temperaturat e ajrit do të mbeten konstante në vlerat minimale, por rriten maksimumet duke luhatur vlerat ditore nga 1°C deri në 21°C vlera më e lartë.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi mbi 35 km/h nga drejtimi Veriperëndimor, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim të ulët.