Aktualitet dhe Lajme

Parashikimi i motit 10 Shkurt 2025, kthjellime dhe vranësira

Share

Këtë të hënë, territori shqiptar do të jetë nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike gjatë paradites, duke sjellë intervale me kthjellime, përjashtuar ekstremin Verilindor-Juglindor, ku priten vranësira të dendura.

Parashikohet që orët e pasdites dhe në vijim të shtojnë vranësirat në të gjithë territorin e vendit, ku më të dukshme do të jenë në zonat malore përgjatë kufirit Lindor.

Temperaturat e ajrit do të qëndrojnë konstante në vlerat minimale, por ulen maksimumet duke luhatur vlerat ditore nga -4°C vlera më e ulët deri në 12°C vlera më e lartë në territor.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi deri në 25 km/h nga drejtimi kryesisht Lindor, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim të ulët.




Huazuar nga Albeu.com

Back to top button