Pamje spektakolare nga sheshi “Cibeles”, qindra mijëra tifozë po festojnë së bashku me lojtarët e Real Madridit
Për herë të dytë brenda tri sezoneve dhe për herë të gjashtë brenda dhjetë viteve, Real Madridi po e feston titullin e Ligës së Kampionëve së bashku me tifozët e saj në rrugët e kryeqytetit spanjoll.
Qindra mijëra njerëz njerëz u mblodhën të dielën për të pritur skuadrën vetëm një ditë pasi e fituan trofeun e 15-të të Ligës së Kampionëve, duke mposhtur Borussia Dortmundin me rezultat 2-0.
INSANE SCENES IN CIBELES! 🤍 pic.twitter.com/k3v9tf0BCK
— Madrid Zone (@theMadridZone) June 2, 2024
Ka pasur edhe më shumë arsye për tifozët e Madridit që të festojnë, pasi gjatë ditëve në vijim raportohet se klubi do të zyrtarizoj blerjen e shumëpritur të Kylian Mbappes, me francezin i cili kohë më parë ka konfirmuar largimin nga Paris Saint-Germaini.
Festimet nisën me ekipin që u larguan nga “Santiago Bernabeu” përmes një autobusi i cili ishte i hapur lartë për t’i krijuar mundësinë lojtarëve dhe stafit të trajnerëve që të përshëndetin turmën e cila ishte e pranishme në rrugët e kryeqytetit spanjoll.
THE SCENES FROM CIBELES.
WOW! 🤯🤍 pic.twitter.com/zaQ1S2kaG6
— Madrid Zone (@theMadridZone) June 2, 2024
Një ndër momentet kryesore të kësaj feste ishte kur kapiteni Nacho Fernandez i vendosi shallin dhe flamurin e Real Madridit figurës së Cibeles.
Pothuajse 80.000 tifozë ishin të pranishëm në shkallët e “Santiago Bernabeu” për ta përcjellur nga stadiumi finalen e Ligës së Kampionëve.
𝐑𝐄𝐀𝐋 𝐌𝐀𝐃𝐑𝐈𝐃 𝐓𝐑𝐀𝐃𝐈𝐓𝐈𝐎𝐍. pic.twitter.com/D8hzR3cu0o
— Madrid Zone (@theMadridZone) June 2, 2024