
Ish-kryetarja e KQZ-së, Lefteri Lleshi është zgjedhur Komisionere për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil për një mandat pesë vjeccar.
E mbështetur me firmat e deputetëve të PD-së dhe e votuar në Kuvend falë votave të socialistëve, ish drejtoresha e Kuvendit do të zëvendësojë në këtë pozicion Pranvera Strakoshën.
Në votimin e fshehtë 79 deputetë votuan pro, 1 abstenim dhe 4 kundër.
Pas një seance maratonë, Adela Xhemali u zgjodh nga 78 deputetë të PS-së në postin e anëtarit të Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, që do të mbajë funksionin e Drejtorit të Përgjithshëm Ekzekutiv të Autoritetit.
Demokratët abstenuan në votimin “Për denoncimin e marrëveshjes së bashkëpunimit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe fondacionit Hanns-Seidel të Republikës Federale të Gjermanisë”, ndërkohë që bashkuan votat me socialistët në katër marrëveshje të tjera.
Votimi në Kuvend
Projektligji “Për denoncimin e marrëveshjes së bashkëpunimit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe fondacionit Hanns-Seidel të Republikës Federale të Gjermanisë, ratifikuar me ligjin nr. 9781, datë 19.7.2007”.
Votimi: 79 pro, 0 kundër, 21 abstenim
Projektligji “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në Traktatin e Marrakeshit për lehtësimin e aksesit në veprat e botuara për personat e verbër, me vështirësi në shikim ose me aftësi të kufizuara në leximin e teksteve të shtypura, bërë në Marrakesh, më 27.6.2013”.
Votimi: 101 pro, 0 kundër, 0 abstenim
Projektligji “Për pranimin e ndryshimeve të Statutit të Romës për Gjykatën Ndërkombëtare Penale, për krimin e agresionit, ratifikuar me ligjin nr. 8984, datë 23.12.2002”.
Votimi: 102 pro, 0 kundër, 0 abstenim
Projektligji “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në memorandumin e mirëkuptimit për kontrollin shtetëror portual në Rajonin e Mesdheut, bërë në Maltë, më 11 korrik 1997”.
Votimi: 102 pro, 0 kundër, 0 abstenim
Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes së grantit, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Evropiane për Investime, për projektin “Infrastruktura hekurudhore e korridorit VIII, faza I – Shqipëri””.
Votimi: 79 pro, 22 kundër, 0 abstenim
Projektligj “Për ratifikimin e kontratës financiare, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Evropiane për Investime, për projektin “Infrastruktura hekurudhore e korridorit VIII, faza I – Shqipëri”.
Votimi: 79 pro, 21 kundër, 0 abstenim
Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes së huas, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, për projektin “Korridori hekurudhor VIII, faza I – seksioni Durrës – Rrogozhinë””.
Votimi: 79 pro, 21 kundër, 0 abstenim
Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes së garancisë, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), për marrëveshjen e huas, ndërmjet Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare, sh.a., (KESH, sh.a.) dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), për projektin fotovoltaik (FV) solar nga 2 KESH-i”.
Votimi: 79 pro, 23 kundër, 0 abstenim
Projektligji “Për përgjegjësitë e zgjeruara të subjekteve prodhuese të produkteve që gjenerojnë mbetje”. 13. Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 10304, datë 15.7.2010 “Për sektorin minerar në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar”.
Votimi: 78 pro, 23 kundër, 0 abstenim
Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 95/2015, “Për shërbimet dhe produktet biocide në shëndetin publik”, të ndryshuar”.
Votimi: 79 pro, 23 kundër, 0 abstenim
Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 15, datë 5.3.2015 “Për rolin e Kuvendit në procesin e integrimit të Republikës së Shqipërisë në Bashkimin Europian” i ndryshuar”.
Votimi: 79 pro, 24 kundër, 0 abstenim
Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 8454, datë 4.2.1999 “Për Avokatin e Popullit”, të ndryshuar”.
Votimi: 101 pro, 24 kundër, 0 abstenim
Projektvendimi “Për emërimin e anëtarit të Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, që do të mbajë funksionin e Drejtorit të Përgjithshëm Ekzekutiv të Autoritetit”.
Votimi: Adela Xhemali- 78 pro, 2 abstenime, 22 kundër
Projektvendimi “Për zgjedhjen e Komisionerit për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil”.
Votimi: Lefterie Lleshi Luzi- 79 pro, 1 abstenim, 4 kundër
Start News