Orët e fundit të merkatos, Nedim Bajrami në bisedime me ekipin që shkroi historinë më të bukur në Premier Ligë

Nedim Bajrami mund të ndryshojë skuadër në ditët e fundit të merkatos në Angli. Mesfushori i Kombëtares shqiptare raportohet se tani i intereson një klubi i cili është pjesë e Championship, por që ka synime të kthehet shpejt në elitë, Leisterit.
Klubi i njohur anglez, ka kaluar disa sezone të turbullta pas periudhës së artë në të cilën shkroi atë që shumëkush e cilëson si historia më e bukur në Premier Ligë, pasi fitoi titullin kampion në vitin 2016, shkoi deri në çerekfinalet e Ligës së Kampioneve dhe fitoi edhe një Kupë FA në vitin 2021.
Mediat britanike bëjnë të ditur se Leisteri është i interesuar të marrë në huazim në këtë sezon Bajramin, i cili është jashtë planeve të trajnerit Martin te Rejnxhërs, ndaj do të ishte shumë i interesuar për kalimin në një skuadër tjetër që të luante rregullisht. Në ditët e kaluara u përfol për një transferim të tij në Spanjë, te Sevilja, por ajo marrëveshje nuk u konkretizua.